Del me tre femra në të njëjtën kohë?! Jack Grealish thyen heshtjen: Mos besoni gjithçka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2021, 15:18

Jack Grealish ka kritikuar lajmet e fundit në media ku thuhej se ai po merrej me tre femra në të njëjtën kohë. The Sun pretendoi se ylli i Manchester City kishte shkuar në takime sekrete me aktoren dhe komediane Emily Atack dhe fituesen e Love Island Amber Gill, pavarësisht se ishte në një lidhje me të dashurën e fëmijërisë Sasha Attwood. Por mbrëmë, ish-lojtari i Aston Villa reagoi zyrtarisht në lidhje me këto lajme:

Ju lutemi mos besoni gjithçka që lexoni në gazeta. 2 gënjeshtrat më të mëdha në gazeta. Një burim tha, Një shok i ngushtë tha.

Grealish dhe Sasha u takuan kur ata ishin studentë në shkollën katolike romake të Shën Pjetrit në Solihull, West Midlands dhe që atëherë kanë qenë të lidhur bashkë. Në verën e Euro 2020, popullariteti i 26-vjeçarit u rrit dhe ai mori një nivel krejtësisht të ri vëmendjeje nga fansat femra. Vëmendja e madhe ndaj Grealish bëri që e dashura Sasha të merrte mesazhe dhe komente abuzive në rrjetet sociale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit