Mjeku argjentinas bën rrëfimin tronditës: Maradona u varros pa zemër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2021, 15:05

Mjeku Nelson Castro sapo ka nxjerrë një libër të quajtur "Shëndeti i Diegos", ku ai tregon detajet e vdekjes së Maradonës dhe problemet shëndetësore që ai kishte. Mes të tjerash ai përmend faktin se legjenda botërore e futbollit u varros pa zemër dhe se zemra e tij nuk ishte normale si e gjithë të tjerëve, pasi ishte më e madhe.

Ai kishte një trup të priviligjuar për sa i përket qëndrueshmërisë, njerëzit e tjerë do të kishin vdekur më shpejt. Zemra e Maradonës peshonte gjysmë kilogrami, ishte një zemër shumë e madhe. Zakonisht zemra peshon 300 gram, por ai kishte zemrën e një sportisti, që është një zemër e madhe. Por ishte e 'mrekullueshme' edhe për diçka tjetër, për sulmet që ai kishte marrë në zemër. Zemra e tij u mor për studim sepse ishte shumë e rëndësishme në përcaktimin e shkakut të vdekjes. Natyrisht tani Diego është varrosur pa zemrën e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit