33-vjeçarja nga Diaspora flet sërish, jep detaje për rastin me Fehim Halitin(Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 14:19

Ditën e djeshme, 33-vjeçarja nga Diaspora, Teuta Gashi ka akuzuar dentistin Fehim Haliti se e ka ngacmuar seksualisht në ordinancën e tij “Dent Fix” në Prishtinë.

E njëjta pretendon se ka shkuar për kontrollë të dhëmbëve, derisa sipas saj herën e dytë kur ka shkuar në ordinancë dentisti kosovar ka filluar me ngacmime ndaj saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E njëjta e ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, ka thënë se në fillim nuk e ka marrë shumë seriozisht, derisa tregon se ai fillimisht i ka thënë “Bukuroshe”, “Ma jep Snapchatin”, etj.

33-vjeçarja ka treguar se i ka bisedat e ruajtura me të, por që ajo thotë se disa fjalë nga biseda ai i ka fshirë.

Teuta Gashi thotë se i ka shkaktuar dëmtim shumë të madh.

“Më ka shkaktuar dëmtim shumë të madh, e kam pasur veç një dhëmbë të sëmurë, e mi ka sëmurë të gjithë, më është dashur t’i heqë 6 dhëmbë, me i zëvendësu me implante. Edhe këta që i kam, nuk janë të fortë”, thotë ajo, derisa shpjegon se ka 3 vite që merret me dhëmbë dhe çdo të martë vizitohet tek dentisti i saj.

Gashi ka treguar se paratë Fehim Haliti ia ka kthyer të gjitha.

“1 javë para akt-padisë ai më ka premtuar se ka me mi kthy pagesat komplet se është gabimi i tij”, thotë Teuta Gashi.

“Unë me avokatin tim, Kastriot Feka kemi hapur gjyq, dhe prokurori pa më pyetur mua, e ka hedhur poshtë lëndën, derisa dëshmi ka pas, pasi e kam raportin gjerman që për shkak të tij janë shkaktuar dëme të mëdhaja. Tani kemi edhe tjetrën padi, por që jemi në pritje”, ka thënë ajo.

33-vjeçarja ka treguar se në dy dhëmbët e fundit kur kishte për t’ia vënë dentisti Fehim Haliti i ka thënë: “Teuta mi ke humbur mendët, kam harruar me përdor cement”, derisa shton se më pas i ka thënë thjesht po të ngacmoj.

Ajo tregon se më vonë kur ka pasur dhimbje, e ka telefonuar, derisa pretendon se ai i ka thënë “Ah të paska marrë malli për mua”, derisa shton se ai ka ardhur edhe në Zvicër dhe i ka thënë që du me të taku edhe me t’i pa dhëmbët.

“Kur kam shkuar në Kosovë, ai nuk ka qenë në klinikë, nuk e di nëse ka qenë Londër ose Holandë, edhe më ka thirr me numër edhe më ka thënë “qysh nuk dole me mu, femrat japin pare me dalë me mu, e nëse don me ardh, hajde këtu e t’i pagujë unë krejt. Aty kom shpërthy, i kam thënë gjithçka, kom me i thirr mediat, a je normal, e kështu…”, thotë Teuta Gashi, derisa shton se ai i ka thënë të mos e marr për keq këtë pasi sipas saj ai ka thënë se po bëhesh më e mirë kur po bëhesh nervoze.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit