Shpërthen Berisha pasi VV përsëri luajti me fjalën ‘çlirim’: Kope delesh, Kosova u çliru më 1999

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 13:56

Vetëvendosje tash e sa kohë po luan me fjalën “çlirim” të Kosovës duke e relativizuar çlirimin nga Serbia që kishte ndodhur më 1999 por edhe okupimin nga regjimi i Millosheviqit gjatë viteve ’90. E, Zafir Berisha nuk është përmbajtur pas komunikatës së fundit të kësaj partie politike.

Vetëvendosje tha se do të luftonte që ta çlironte Kosovën në komunikatën ku analizonte shkaqet që çuan drejt debaklit në zgjedhje lokale.

Po ashtu, kandidati i tyre në Shtime që arriti ta fitonte garën tha se “e kishte çliruar Kosovën pas 22 vitesh”, përcjell Periskopi.

E Zafir Berisha, një ish luftëtar i UÇK-së i shndërruar në politikan, e ka quajtur “skizofren” kryeministrin Kurti dhe “kope delesh” pjesën tjetër të politikanëve që po i shkojnë mbrapa.

Periskopi fton lexuesit që të mos përdorin gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit që po përdoret nga politikanët tanë.

Statusi i plotë:

A e din dikushe me tregu se cili eshte “okupatori” ne Kosove, pasi qe skizofreni Albin Kurti dhe sekti i tij trushperlar u dashka me “çliruar”, e qe sipas logjikes se tyre te smure, nuk qenka çliruar Kosova nga UÇK-se dhe Nato në qershorin e 1999!

Albinit se bashku me kete kope delesh qe po e ndjekin, ju ka ndalur ora ne vitin 1999 dhe pallavrat po i perdorin si ushqim ngushellues per disfaten qe i dhe qytetari ne zgjedhjet e fundit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit