Arrestohet personi që ngacmoi seksualisht një femër përmes internetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 11:03

Mbrëmë në orët e vona në Gjilan është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht një femër kosovare.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 21.11.2021 – 23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit