Sërish tensione në Ligue 1, tifozët e Lionit godasin me shishe uji në kokë Dimitri Payet

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.11.2021, 21:23

Janë rikthyer sërish tensionet në kampionatin francez të futbollit. Ndeshja e Ligue 1 mes Lyonit dhe Marsejës është pezulluar që në minutat e para pasi Dimitri Payet u godit me një shishe uji në kokë. Mesfushori i Marsejës mësohet se ka marrë trajtim mjekësor pasi u godit në kokë nga një shishe uji plot, e cila u hodh nga tifozët e Lionit nga shkallët e stadiumit. Payet është rikthyer në dhomën e zhveshjes së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Marsejës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit