Aksident në Deçan, një person dërgohet në Spitalin e Pejës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 18:24

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Pozhar të Deçanit.

Policia ka konfirmuar se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 16:20, një person ka pesuar lëndime trupore dhe si pasojë është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë.Me datë 21.11.2021, rreth orës16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veture dhe një kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Policia e Pejës.

Në media janë publikuar pamje ku shihet se vetura e aksidentuar është e ndarë në dysh nga përplasja që ka pasur me një kamionetën.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit