Të hënën vendoset për masat e reja kufizuese

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 15:08

Të hënën do të vendoset për propozim-masat e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku kërkohet që punonjësit e sektorit publik të dorëzojnë certifikatë për vaksinim, test negativ me harxhime të tyre ose certifikatë për infektim.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se këto masat duhet të zbatohen, ndërsa sindikatat thonë se testimi nuk duhet të jetë në xhep të punonjësve. Për këto propozim-masa do të bisedohet në mbledhjen e Shtabit të Krizës dhe më pas në qeveri.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçes, masat që i propozon Komisioni, në mënyrë të kombinuar aplikohen kudo nëpër Evropë. Disa vende sipas tij, kanë masa të ngjashme ose më rigoroze. Ato siç përmendi përdoren në Gjermani, Austri, Kroaci, kurse në Greqi tha se mendohet që të vendoset ndalesë e plotë për hyrje në ambiente të mbyllura.

Nga Ministria e Shëndetësisë këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për vaksinim të detyrueshëm, por qytetarëve u lihet opsion ose të tregojnë test negativ PCR, të cilin duhet ta paguajnë vetë, ose të vaksinohen pa pagesë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit