Austria në mbyllje totale, ambasada kosovare del me njoftim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 13:43

Austria do të futet në një mbyllje totale kjo për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Disa media vendase shkruajnë se i gjithë vendi do të futet në një karantinë totale për 10 ditë, për shkak të numrit shumë të lartë të infektimeve ditore si pasojë e Covid-19.

Pas vendimit të qeverisë austriake, ambasada e Kosovës në Austri njofton se shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me shërbimet konsullore

Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.

Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlenë rregulli i masave mbrojtëse 2G.

Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:

Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865

E-mail: [email protected]

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit