Kthehet nga Zvicra në Gjakovë, gjen shtëpinë e djegur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 09:19

Një person ka njoftuar policinë se i është djegur shtëpia në fshatin Raqë të Gjakovës.

I njëjti ka deklaruar se nuk ka informacione se kur i është djegur shtëpia, por se të djegur e ka gjetur pasi është kthyer nga Zvicra.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE /Fsh. Raqë, Gjakovë 19.11.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pasi është kthyer nga Zvicra, ka vërejtur se shtëpia e tij është e djegur. Ankuesi nuk din se kur ka ndodhur incidenti. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit