“Mike Tyson bënte seks para ndeshjeve për të ulur fuqitë, përndryshe mund të vriste kundërshtarët”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.11.2021, 23:06

Ish-truproja dhe shoferi i Mike Tyson, Rudy Gonzalez ka zbuluar detaje të reja nga jeta e legjendës së boksit. Tyson kishte aq shumë adrenalinë para ndeshjeve saqë nëse nuk bënte seks mund të vriste kundërshtarët e tij në ring, ka deklaruar ish-truproja i tij dhe kjo ishte e vetmja mënyrë që ai të "zbrazte" gjithë atë forcë dhe energji.

Ish-truproja u shpreh:

Një nga sekretet më të mëdha të Majk ishte se ai duhej të bënte seks në dhomat e zhveshjes para ndeshjeve. Më duhej të gjeja një grup, pavarësisht se kush ishin ata. Ishte sikur të thoshte “nëse nuk shkarkoj, do ta vras ndonjë. Majkut i duhej të pushonte dhe të çlodhej pak. Kështu që unë kisha vajza të fshehura në banja dhe dhoma zhveshjeje. Seksi ishte mënyra për të zbutur fuqinë e tij dhe për t’u çlodhur. Frika e tij më e madhe ishte se ai do të vriste dikë në atë ring. Ai e dinte se mund ta bënte. Unë ende shoh disa nga djemtë me të cilët ka luftuar. Unë isha atje në ring dhe pashë këta burra të mëdhenj duke qarë, kockat e tyre duke u copëtuar ose gjaku i tyre që derdhej kudo. Nuk është e tepruar të thuhet se Majk ishte si një tren që përplasej me ta. Të bënte seks ishte mënyra e tij për të dekompresuar forcën dhe për t’u çlodhur pak.

Burimi: bjpenn.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit