Kush ishte personi që ra në humnerë në Prevallë?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 20:31

Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë. Klankosova.tv merr vesh se viktima ishte 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut. Policia e Prizrenit bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar.“ Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit