Policia gjen mini-kopsht zoologjik me kafshë të egra në Çegran të Gostivarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2021, 15:47

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në një objekt hotelerik në Çegram është zbuluar një mini-kopsht zoologjik me kafshë të egra pa pasur leje për posedimin e tyre.

“Më 20.11.2021, zyrtarët policorë, inspektorë të Mjedisit Jetësor dhe përfaqësues i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, pas urdhrit të dhënë nga prokurori publik kanë kontrolluar një objekt në fshatin Çegran”, thonë nga policia.

Gjatë kontrollit, theksojnë nga policia, është zbuluar mini-kopshti zoologjik dhe është vërtetuar se aty mbahen disa kafshë të egra, për të cilat pronar nuk ka poseduar dokumente.

“Pas dokumentimit të rastit, nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor do të përgatitet procesverbal, ndërsa SPB Tetovë në Prokurori do të parashtrojë parashtresë adekuakte”, thonë nga policia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit