Florian Marku rikthen emocionet, sonte do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.11.2021, 10:30

Mbrëmjen e sotme boksieri i njohur shqiptar Florian Marku do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin. Kundërshtari i tij do të jetë Jorick Luisettos. Në konferencën për mediat, Marku ka njoftuar se ndeshja do të mbahet në Wembley në “SSE Arena” orën 21:00. Kujtojmë se herën e fundit Marku fitoi bindshëm ndaj boksierit ukrainas Maxim Prodan dhe u shpall kampion bote. Ai ka nëntë fitore dhe një barazim deri më tani.

Kurse rivali i tij i sotëm ka 13 ndeshje nga të cilët ka fituar 11 dhe ka humbur 2. Edhe këtë herë Flroian Marku nuk ka ngurruar “t’i bëjë presion” kundështarit duke i thënë se do ta mposhtë që në minutat e para.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit