Mitrovicasi e vendosi arkën për skamnorë, tash e një vit i mban me bukë dy familje skamnore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2021, 13:17

Pronari i furrës “Europa” në qytetin e Mitrovicës tash e dy vite u jep bukë falas dy familjeve skamnore në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Krejt kjo po bëhet e mundur falë vendosjes së arkës për skamnorë në të cilën shkruhet “DHURO.

NJË BUKË PËR SKAMNORËT”, e në të cilën po kontribuojnë qytetarët mitrovicas por edhe vet pronari i furrës.

Besmir Musaj, që është pronar i kësaj furre thekson se ideja për ta vendosur arkën për skamnorët i ka ardhur kohë më parë.

Ai ka shtuar se me 10 cent e 20 cent kontribut të vogël, mirësia dhe ndihma që mund t’i bëhet nevojtarëve do të jetë e vazhdueshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit