Bisedimet Zaev-Gashi do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.11.2021, 18:36

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se bisedimet me partinë Alternativa do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Zaev thotë se vendimet merren në organet partiake, ndërsa pas takimit tha ka pasur disa probleme.

“U hapën disa probleme dhe për këtë shkak gjatë fundjavës do të mendojmë”, tha Zaev.

Sipas Zaev nuk është koha për zgjedhje dhe se duhet të mendohet për të ardhmen evropiane të vendit.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se dëshirojnë ta shohin konceptin e Zaevit dhe cilët hapa do të jenë hapa të eurointegrimit. Ai shtoi se në parti bisedojmë se çfarë do të ndodhë dhe se do të ndjekin interesin e qytetarëve, shtetit, shqiptarëve dhe partisë.

“Jam i bindur se do ta marrim vendimin më të mirë për qytetarët, shtetin dhe për ne”, tha Gashi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit