Quincy Promes, sulmuesi holandez do të ndiqet penalisht për tentativë vrasje dhe sulm të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2021, 17:46

Ish-ylli i Ajax Quincy Promes do të ndiqet penalisht për tentativë vrasje dhe sulm të rëndë, sipas raportimeve në Holandë. Në dhjetor të vitit 2020, holandezi u arrestua me dyshimin se theri me thikë kushëririn e tij në një mbledhje në korrik. Ai kaloi dy ditë në burg përpara se të lirohej, por hetimi i policisë vazhdoi deri në maj të këtij viti. Ditën e sotme është vendosur që Promes të procedohet penalisht dhe çështja të kalojë në gjykatë. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca. Sipas raporteve të shumta, Promes zhvilloi një festë familjare në një magazinë në Abcoude dhe u grind me një anëtar mashkull të familjes.

Më pas ai dyshohet se e ka goditur me thikë individin dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda. Avokati i Promes pretendon se ai nuk ishte në vend kur ndodhi incidenti dhe po "bashkëpunonte plotësisht me hetimin" në një deklaratë. Promes humbi stërvitjen e Ajax-it ndërsa ishte i arrestuar dhe komentoi këtë çështje pasi u kthye në fushë për skuadrën e Amsterdamit në një fitore 4-2 ndaj ADO Den Haag.

Ishte një tronditje për të gjithë, por jam i lumtur që u lirova kaq shpejt. Nuk mund të them më shumë për këtë. Jam po aq i tronditur sa pjesa tjetër e botës. Është diçka nga jeta ime private, nuk mund të them më shumë për të. Ndihem mirë që njerëzit besojnë në mua, kjo më ndihmon shumë. Nuk dua të harxhoj më energji për çështje të tilla.

Imazhi: PA

Ish-lojtari i Sevillas ka luajtur 50 ndeshje për kombëtaren holandeze dhe është paraqitur në turneun Euro 2020 gjatë verës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit