Tenisti Djokovic kundër vaksinimit me detyrim: Vendoseni vetë çfarë doni në trup

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2021, 14:05

Novak Djokovic ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me lirinë e zgjedhjes mbi marrjen e vaksinës COVID-19 ndërsa pyetjet rriten mbi pjesëmarrjen e tij në Australian Open. Nick Kyrgios tha në podcast-in e tij këtë javë se ai ishte i vaksinuar por nuk mendonte se ishte e drejtë të detyrohet dikush të vaksinohet. Zyrtarët qeveritarë të shtetit të Viktorias kanë thënë se lojtarët e pavaksinuar do të ndalohen nga turneu. Numri 1 i botës Djokoviç ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të zbulojë statusin e tij të vaksinimit dhe tha muajin e kaluar se nuk ishte i sigurt nëse do të mbronte titullin e tij në Melbourne Park . Duke iu përgjigjur komenteve të Kyrgios, serbi tha:

Këtë herë duhet të pajtohem me të se liria e zgjedhjes është thelbësore për këdo, pavarësisht nëse jam unë apo dikush tjetër. Nuk ka shumë rëndësi nëse është vaksinimi apo ndonjë gjë tjetër në jetë. Ju duhet të keni lirinë për të zgjedhur, për të vendosur se çfarë doni të bëni. Në këtë rast të veçantë, çfarë doni të vendosni në trupin tuaj.

Burimi:skysports Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit