“Jam grua, mos diskriminoni se do t’ju padis!”/ Reagon portierja e Iranit që u akuzua se ishte burrë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.11.2021, 21:04

Portierja 32-vjeçare e Kombëtares së Futbollit për Femra të Iranit Zohreh Koudaei ka reaguar në lidhje me aludimet e ditëve të fundit se ajo "mund të ishte burrë". Akuzat u ngritën nga Ferderata e Futbollit e Jordanisë, pasi ajo priti dy penallti në fitoren 4-2 me 11 metersha kundër Jordanisë, ndeshje e luajtur në Uzbekistan një muaj më parë.

Me këtë fitore Kombëtarja iraniane kaloi në finalet e para të Kupës së Azisë. Megjithatë federata jordaneze ngriti dyshime dhe kërkoi të "verifikohej gjinia". Në fakt lajmi është bërë viral dhe objekt humori në të gjithë botën. Për të shuar të gjitha spekulimet, ditën e sotme Koudaei reagoi e indinjuar : “Unë jam grua, mos diskriminoni. Për këtë do të padis federatën jordaneze të futbollit”- është shprehur ajo.

Burimi: Hurriyet | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit