Messi poston foto nga stërvitja, Georgina i komenton me zemra: Mos i tregoni Cristianos

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2021, 13:33

Rivaliteti i egër mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit zhduket sapo gjyqtari ta përfundojë ndeshjen, kjo është dëshmuar nga partneret e dyshes së famshme të futbollit. Georgina Rodriguez, partnerja e Ronaldos e ka treguar shumë herë se pavarësisht rivalitetit në fushë mes futbollistëve, ajo di të jetë e dashur me Messin dhe familjen e tij. Në një foto që Messi ka publikuar nga stërvitja, teksa është duke shijuar diellin, Georgina ka komentuar me dy zemra të bardha dhe një emoji me flakë.

Ky koment i saj i cili ka marrë mijëra pëlqime ka ngjallur shumë reagime te fansat e Messit dhe Ronaldos. Një fans e ka quajtur atë të pabesë ndaj Ronaldo-s, por ajo i është përgjigjur me humor:

Ok, mos i trego Cristiano-s të lutem.

Ka shumë fansa që mendojnë se ky koment është i modifikuar, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit