Shënoi tre gola ndaj Shqipërisë, Harry Kane realizon katër gola për 15 minuta

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2021, 21:48

Harry Kane duket se është në super formë në dy ndeshjet e fundit me Anglinë.

Pas tre golave që shënoi ndaj Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Wembley, ku kombëtarja e "Tre Luanëve" turpëroi "kuqezinjtë" duke i mposhtur me rezultatin 5-0, Harry Kane ka realizuar plot katër gola në harkun kohor të 15 minutave.

Golat janë shënuar në ndeshjen midis Anglisë dhe San Marinos, e cila po luhet mbrëmjen e sotme. Dy prej golave Kane i shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Anglezët sapo kanë mbyllur pjesën e parë të ndeshjes në transfertë ndaj San Marinos, duke shënuar plot 6 gola.

Me këtë fitore, Anglia kualifikohet për në Kupën e Botës si vendi i parë i Grupit I, duke grumbulluar 26 pikë dhe duke lënë pas Poloninë, e cila e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Hungarisë në disavantazh.

Ndërkohë që Kombëtarja jonë nuk ka arritur ende të gjejë rrugën e golit ndaj modestëve të Andorrës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit