Portugalia u mund nga Serbia në minutat e fundit, Ronaldo thyen heshtjen: Nuk ka justifikime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2021, 15:20

Mbrëmjen e kaluar Portugalia u mund në minutat e fundit nga Serbia dhe humbi shansin për të kaluar automatikisht në Katar 2022. Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij tani i duhet të kalojnë fazën e play off për t'u kualifikuar në botëror. Të gjithë ishin të zhgënjyer dhe frustruar me këtë rezultat, por ai që e përjetoi më keq ishte kapiteni i portugezëve, Ronaldo. Në një postim në Instagram, Ronaldo inkurajon shokët e ekipit dhe tregon se nuk ka justifikim për humbjen por shton se dhe Portugalia do shkojë në “Katar 2022".

Futbolli na ka treguar herë pas here se nganjëherë janë rrugët gjarpëruese ato që na çojnë në rrënojat më të dëshiruara. Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar. Qëllimi për të ndjekur Kupën e Botës 2022 është ende shumë i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje. Nuk ka justifikime. Portugalia është e synuar për në Katar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit