Një rrugë në Kosovë do ta mbajë emrin e boksierit, Robin Krasniqi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2021, 13:48

Sukseset e boksierit kosovar, Haxhi Krasniqi, kanë bërë që ky sportist të gëzojë respekt në gjithë vendin.

Në shenjë nderim për sukseset e tij, dhe përfaqësimin dinjëtoz të boksit kosovar, një rrugë ka marrë emrin e tij, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, vetë boksieri ka bërë të ditur se një rrugë në Novobërdë nga dje quhet "Robin Krasniqi", duke falenderuar edhe inicatorët.

Postimi i plotë:

Miq te dashur, nga dita e djeshme, nje rruge ne Kosove do e mbaj emrin tim! Ne lagje e re Kompleksi Allegro ne Novoberd. Nje nder i madh per mua andaj dua te i falenderoj perzemersisht te gjithe iniciatoret e kesaj pune, dhe veqanerisht dy themeluesit kryesor te ksaj lagje Labinot Rexhen dhe Bekim Hallaqi! @labinotrexha_ @belle_tnt @beks_bb

Ju faleminderit 🙏

i juaji R. K.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit