Nga legjendë futbolli në bukëpjekës dhe taksist/ Ish-sulmuesi turk: Erdogani më mori gjithçka

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.11.2021, 19:42

Hakan Shukur është një nga lohtarët më të mirë në historinë e futbollit turk. Sulmuesi la gjurmë në fillim të viteve 2000 me ekipin kombëtar si dhe me Interin. Disa vite më parë ai u largua nga Turqia, për shkak se akuzohej si mbërshtetës i FETO-s, organizatë e cilësuar si terroriste në Turqi. Për këtë arsye ai emigroi në SHBA, ku u vendos në Kaliforni. Aty hapi një furrë buke si dhe nisi të punonte si taksist.

Ai tha për "Sportweek":

Situata ime është shumë e vështirë. Më morën gjithçka, pothuajse gjithçka që kisha dhe investova në Turqi. Erdogan fillimisht më kërkoi të bashkohesha me partinë e tij për të marrë më shumë vota, dhe më pas më ktheu në armik të shtetit sepse nuk ndaja të njëjtat pikëpamje me të. Ata më morën gjithçka, më dëbuan familjen, arrestuan babanë tim. Të gjithë ata të cilët ngritën zërin dhe kërkuan demokracinë, tani po e paguajnë çmimin. Unë u them futbollistëve të mos protestojnë sepse do të përfundojnë si unë dhe nuk do të mund të kthehen më në Turqi. Nëse dikush nga miqtë e mi në Itali është i guximshëm për të më dhënë një shans, do të thoshte shumë për mua.

Burimi: remonews.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit