Shpresa Joanidhi i ngul kthetrat fort, kap 5.5 miliardë tender nga Dritan Agolli

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.11.2021, 22:32

Ju kujtohet Shpresa Joanidhi? Biznesmenia e cila bashkë me disa të tjerë u arrestua dhe u akuzua në vitin 2019 nga prokuroria si e përfshirë në një skemë të mirëfilltë mashtrimi me TVSH dhe evazion fiskal? Joanidhi ka qenë gjithashtu ish-kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës. Mirëpo si duket shteti ynë vdes të vidhet e të rripet nga të njëjtët persona dhe kështu ka mbyllur një sy dhe i ka dhënë përsëri zonjës Shpresa plot 5.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH, nëpërmjet Dritan Agollit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë Shpresa Joanidhi menjëherë pas problemeve me drejtësinë e ndryshoi emrin e kompanisë nga "SHPRESA" SHPK" në "DION-AL". Në këtë mënyrë me letra ishte në rregull për të vazhduar me tenderat dhe për të shtuar në xhepat e saj miliarda të tjerë shtesë nga ato që ka përfituar deri më sot. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender të organizuar nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli me numër reference REF-08652-10-18-2021.

Objekti i tij është “Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, Rajoni 4, Faza 1” me fond limit 599,514,094 lekë të reja pa TVSH ose rreth 7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Në tender shihet se kanë marrë pjesë 11 pjesëmarrës. Bie në sy që njëri nga garuesit ka ofruar gati 1 miliard lekë të vjetra me TVSH më pak sesa Shpresa Joanidhi, megjithatë Dritan Agolli duket se nuk e ka konsideruar aspak këtë fakt.

Kështu fitues është shpallur bashkimi i kompanive “DION-AL” në pronësi të familjarëve të Shpresa Joanidhit dhe “Arkonstudio” në pronësi të shtetasve Erjon Këri dhe Krenar Dila. Pra mjafton të ndërrosh emrin e kompanisë dhe mund të vazhdosh të përfitosh miliarda nga Dritan Agolli, ndonëse pronarët janë arrestuar dhe akuzuar për mashtrim dhe evazion.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit