Anglia argëtohet me Shqipërinë në “Wembley”, shënon golin e katërt pa u mbyllur pjesa e parë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2021, 21:30

Anglia duket se e ka kthyer në një "seancë stërvitore" ndeshjen me Shqipërinë.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, kombëtarje e "Tre Luanëve" ka shënuar 4 gola përballë kuqezinjve në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës "Katar 2022", e cila po luhet në "Wembley".

Harry Kane ka shënuar dy gola, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan respektivisht nga Henderson dhe Maguire.

Një paraqitje mjaft e dobët e kuqezinjve mbrëmjen e sotme, duke zbehur ecurinë pozitive të javëve të fundit, ku mposhtën dy herë Hungarinë dhe zhvilluan dy ndeshje të mira ndaj Polonisë, pavarësisht se nuk arritën të fitonin.

Kujtojmë këtu që Reja bëri dhe dy zëvendësime të detyruara, pasi Keidi Bare dhe Marash Kumbulla u dëmtuan dhe e patën të pamundur për ta vijuar lojën. Po ashtu, ylli i Kombëtares, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit