Anglia shënon dy herë brenda 17 minutave, Ozuni shpërdoron rastin e artë për gol

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2021, 21:12

Po luhet ndeshja midis Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për Kualifikueset për Kupën e Botës "Katar 2022", ku Kombëtarja jonë duket se e ka nisur këtë sfidë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Anglezët kanë shënuar shumë shpejt, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Maguire pas një harkimi në zonë nga Reece James.

Ndërkohë kundëpërgjigja e kuqezinjve ka qenë e shpejt, rreth 3 minuta pas pësimit, por Ozuni shpërdoroi një rast të artë teksa ishte i vetëm përballë Pickford, por portieri anglez e priti.

"Tre Luanët" dyfishuan rezultatin 8 minuta më vonë, teksa Harry Kane shënoi me kokë, duke mposhtur gardianin e Kombëtares.

Duket se asgjë nuk po shkon mirë për Kombëtaren pasi Reja bëri dhe dy zëvendësime të detyruara, pasi Keidi Bare dhe Marash Kumbulla u dëmtuan dhe e patën të pamundur për ta vijuar lojën. Sikur të mos mjaftonin këto, ylli i Kombëtares, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi.

Të gjitha këto ndodhën brenda 17 minuta.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit