Xavi bën ligjin te Barcelona, Dembélé gjobitet për tre minuta vonesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2021, 17:05

Xavi po ua bë qartë të gjithëve se kush është trajneri i ri dhe Ousmane Dembélé është i pari që e pësoi. Francezi u gjobit për vetëm tre minuta vonesë në stërvitje të premten në mëngjes, pasi mbërriti në orën 8:33 – tre minuta më vonë pasi afati i fundit është në 8:30 dhe seanca fillon në orën 10:00. Fituesi i Kupës së Botës theu të parin nga 10 ligjet që Xavi ka vendosur dhe kjo do të thotë se lojtarët duhet të mbërrijnë të paktën 90 minuta para fillimit të stërvitjes. Sulmuesi duhet të sigurohet që ai të mos jetë përsëri vonë, pasi gjoba do dyfishohet për shkelësit e përsëritur.

PA: Ousmane Dembélé in action for Barcelona.

Një ndër rregullat e reja strikte në fuqi është se lojtarët duhet të jenë në shtëpi deri në mesnatë dy ditë përpara një loje, ndërsa aktiviteti i tyre jashtë fushës do të monitorohet. Shpresohet që këto standarde të reja të ashpra do të ndihmojnë për ta rikthyer Barçën në krye, me skuadrën katalanase që qëndron 11 pikë prapa liderit të La Ligës, Real Sociedad megjithëse me një lojë më pak.

Pas pushimit ndërkombëtar, Barcelona luan përballë Espanyol më 20 nëntor në Camp Nou. Ata më pas rifillojnë fushatën e tyre në Champions League me një ndeshje në shtëpi kundër Benfica-s tre ditë më vonë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit