U godit me shkelm në fyt, futbollisti gjerman shpëton mrekullisht

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2021, 15:07

Leon Goretzka ishte me fat që shpëtoi pa dëmtime të rënda pas një ndërhyrjeje brutale të një lojtari nga Lihtenshtajni, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Pa kaluar 10 minuta nga nisja e ndeshjes, mesfushori i Gjermanisë tentoi të kontrollonte me gjoks një krosim në zonë, por mbrojtësi i miqve Jens Hofer e goditi me shkelm në qafë.

Gjyqtarja e ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa vetë Hofer ishte më i shqetësuar për gjendjen e Goretzkës, pasi goditja ishte e paqëllimshme. Ndeshja përfundoi me rezultatin 9-0 për Gjermaninë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit