Ronaldo drejt largimit nga Man.United? Skenari që vë në pikëpyetje kontratën e yllit portugez me “djajtë e kuq”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.11.2021, 20:46

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United ishte një ndër lajmet më të bujshme në botën sportive gjatë këtij viti.

Mirëpo, duket se Ronaldo është gati të largohet nga Manchester United në fund të sezonit nëse "djajtë e kuq" nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League.

Sipas "Todo Fichajes", sulmuesi portugez "nuk do të ishte i gatshëm dhe i kënaqur" të luante në Europa League.

Duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për Ronaldon, që pas rikthimit të tij në Manchester United, ku flitet se ai ka mbetur i zhgënjyer nga rënia e nivelit të performancës së lojës të klubit anglez në fushën e blerë.

Duke patur parasysh mentalitetin e tij prej fituesi dhe se sa ambicioz ish-ylli i Real Madrid, Ronaldo, i cili fiton trofetë më të mëdhenj ku do që shkon, nuk do të ishte surprizë nëse ai do të largohej nga "Old Trafford".

Ky është i njëjti Manchester United kur luante Cristiano Ronaldo deri në vitin 2009, pasi klubi anglez po kalon aktualisht një nga periudhat më të vështira, pasi ka zëvendësuar disa drejtues të ndryshëm që pas daljes në pension të Sir Alex Ferguson.

Një lojtar i kalibrit të Ronaldos pa dyshim do të ndiejë se mund të bëjë shumë më mirë sesa të luajë në skuadrën 'jofunksionale' të Ole Gunnar Solskjaer, ndërkohë që PSG mund të jetë një opsion i leverdisshëm për 36-vjeçarin, duke parë kualitetin e skuadër pariziene, e cila mund t'i mundësonte portugezit fitimin e disa trofeve të tjerë përpara se ai të mbyllë karrierën e tij si futbollist.

Kujtojmë këtu që Ronaldo nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Manchester United këtë verë, por ajo që pritet të jetë interesante është nëse drejtuesit e klubit do ta bindin yllin portugez të qëndrojë më gjatë se një sezon.

Burimi: Caught Offside|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit