Cristiano Ronaldo zotëron orën më të shtrenjtë në botë: Një Rolex ari 370,000 £

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2021, 14:42

Cristiano Ronaldo është pronari krenar i asaj që mendohet të jetë ora më e shtrenjtë në botë, me një çmim të jashtëzakonshëm 371,000 £. Ylli i Manchester United është një nga vetëm dy futbollistët aktivë që ka fituar mbi 1 miliard paund gjatë karrierës së tij si lojtar, së bashku me Lionel Messi. Ronaldo u emërua së fundmi si atleti i pestë me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave krahas lojtarëve si David Beckham, LeBron James dhe Roger Federer.

Image Credit: PA

Kështu nuk është befasi që 36-vjeçari ka shfrytëzuar rastin për të blerë një bizhuteri tërheqëse si një Rolex. Megjithatë, Rolex-i i Ronaldos nuk është saktësisht lloji që mund të shihni në jetën e përditshme, pasi GMT Master Ice i tij ka një çmim astronomik. Ish-heroi i Juventusit e bleu orën në vitin 2019, ndërsa ende luante për klubin e Serie A. Duke kushtuar 371,000 £ në atë kohë, ajo u bë zyrtarisht ora me çmimin më të lartë që kompania kishte shitur ndonjëherë gjë që mbetet kështu edhe sot e kësaj dite.

Image Credit: PA

E përbërë nga ari i bardhë 18 karatësh, korniza dhe rripi i orës gjithashtu ia shtojnë vlerën, me gurë diamanti 30 karatësh që e dallojnë orën praktikisht nga çdo gjë tjetër në treg. Pothuajse çdo centimetër i orës është i mbuluar me gurë ose me ar të bardhë, duke krijuar një orë që i përshtatet blerësve më ekskluzivë.

Burimi:sportbible Përtkheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit