Fury i treti dhe Joshua i shtati, këto janë 25 boksierët më të mirë në botë për momentin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2021, 14:47

Canelo Alvarez kryeson listën si boksieri më i mirë në botë për momentin përpara kampionit WBC Tyson Fury dhe kampionit të unifikuar të botës Oleksandr Usyk . Superylli meksikan 31-vjeçar krenohet me një rekord mbresëlënës 57-1-2 dhe nuk ka humbur që nga super-ndeshja e tij në vitin 2013 me legjendën e boksit Floyd Mayweather. Canelo ka fituar tituj në katër kategori peshash dhe së fundmi u kurorëzua kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshën super të mesme .

Kredia: PA

'Mbreti' vulosi një fitore të bujshme TKO në raundin e 11-të ndaj Caleb Plant në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të shtunën. BoxRec e ka vendosur Canelo në krye të renditjes së saj për boksierin më të mirë aktiv në botë, me kampionin e padiskutueshëm të peshës super të mesme që shënon 964.5 pikë marramendëse. Genadi Golovkin, i cili fillimisht siguroi një barazim kundër Canelo-s përpara se të pësonte një disfatë në revansh, përfundoi në vendin e dytë me 508.2 pikë.

Kredia: PA

Bashkë me Canelo dhe Triple G në tre vendet e para të renditjes së BoxRec është Fury, i cili mori 456.8 pikë. Superylli britanik 33-vjeçar mposhti rivalin e ashpër Deontay Wilder muajin e kaluar për të ruajtur me sukses titullin e tij në WBC në përfundim të trilogjisë së tyre epike të luftimeve. Usyk, i cili i hoqi Anthony Joshuas nga titujt e botës me një fitore unanime mahnitëse në shtator, zuri vendin e katërt në renditje.

Credit: PA

25 boksierët më të mirë në botë për momentin, sipas BoxRec.

Naoya Inoue (141.4 pikë)

Dmitry Bivol (143.7 pikë)

Daniel Jacobs (147.4 pikë)

Brian Carlos Castano (156.5 pikë)

Jermell Charlo (156.6 pikë)

Jermall Charlo (158.7 pikë)

Roman Gonzalez (161.4 pikë)

Deontay Wilder (177.1 pikë)

Dillian Whyte (177.9 pikë)

Jose Zepeda (178.0 pikë)

Artur Beterbiev (190.4 pikë)

Regis Prograis (191.8 pikë)

Oscar Valdez (193.7 pikë)

Juan Francisco Estrada (195.3 pikë)

Josh Taylor (203.6 pikë)

Yordenis Ugas (213.8 pikë)

Callum Smith (229.7 pikë)

Mairis Briedis (263.9 pikë)

Anthony Joshua (315 pikë)

Terence Crawford (334.1 pikë)

Errol Spence Jr (352.2 pikë)

Oleksandr Usyk (444.3 pikë)

Tyson Fury (456.8 pikë)

Genadi Golovkin (508.2 pikë)

Saul 'Canelo' Alvarez (964.5 pikë)

Burimi:sportbible Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit