Todhe i FLORFARMA merr 30 MLN Lekë nga taksat e shqiptarëve, ish-berberi i Gramoz Ruçit po bën kërdinë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.11.2021, 22:11

Miço Todhe i FLORFARMA, ish-berberi i Gramoz Ruçit që ka bërë namin me tenderat e Shëndetësisë ka nisur t’i hedhë sytë nga qeverisja vendore, pasi aty luhet leku i madh. Përveç shëndetësisë gjetur mik edhe në pushtetin lokal. Tenderi i është dhënë nga Dritan Leli i Vlorës për blerje detergjentësh dhe dezinfektantësh për nevoja të këtij institucioni.

Në pamje të parë procedura e prokurimit duket e rregullt, pasi nuk ka asnjë shkelje. Por nëse shohim në brendësi të operatorëve ekonomike pjesëmarrës ajo që nuk përputhet është fakti se këto kompani kanë marrë pjesë në garë fiktivisht. Pra asnjëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, dokumentacion apo mostra dhe kjo nuk është diçka normale të aplikohet nga 3 kompani, duke nxjerrë fitues automatikisht kompaninë e Mitro Todhes.

Kompania e tij nën pronësinë e të birit Florjanit dhe të bijës Arjolës renditet e dyta në Shëndetësi përsa i përket numrit të tenderave të marrë, me përkatësisht 1473 të tillë, menjëherë pas kompanisë së Tom Doshit Aldosch-Farma. 5.3 MLD LEKË pa TVSH janë në vlerë parash procedurat e prokurimeve publike që kjo kompani ka marrë në këtë fushë.

Në lidhje me jetesën luksoze të Todhajve është folur shumë në media, gjykuar edhe nga shifrat që ata kanë marrë ndër vite nga buxheti i Shtetit. Por se si i kanë përfituar paratë e popullit kjo familje, procedurat dhe shkeljet, do të mund t’i ndiqni në artikujt tanë në vijim.


|Sheqët e Shëndetësisë| Tenderat MULTI-MILIARDËSH me taksat e shqiptarëve, i ndajnë me oligarkët e tjerë

“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit