Manaj dhe Balliu jashtë Kombëtares, Reja: Në Angli do japim maksimumin, matematika na jep shpresa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2021, 12:40

Tekniku i Kombëtares, Edi Reja gjatë konferencës për shtyp që po mbahet tani foli në lidhje me dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë ndaj Anglisë dhe Andorrës. Reja tha se edhe pse vendi i dytë është thuajse diçka e pamundur për t'u arritur, në Angli shkojmë për të dhënë maksimumin dhe rezultat të mirë.

Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e vështirësoi pjesën e ‘Play-Off’-it por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë.

Më tej Reja foli edhe për lënien jashtë të sulmuesit Rey Manaj i cili ishte kthyer në një të preferuar për të kohët e fundit. Gjatë fjalës së tij ai mohoi akuzat se Manaj ishte jashtë prej ndeshjes me Poloninë, por tha se ai është sëmurë dhe nuk është aktivizuar ndeshjet e fundit me ekipin e tij. Ndërsa për Balliun tha se edhe ai ka probleme shëndetësore, ashtu si edhe Abrashi e Gjimshiti.

Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? “Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht. Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti.

Rey Manaj Pictures and Photos - Getty Images

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit