Ish-kampioni i botës pëson humbjen më të tmerrshme: Një shkelm i fuqishëm i shformon fytyrën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2021, 12:25

Ndeshja mes Marlon Verës dhe Frankie Edgar ishte tepër e fortë, por një shkelm që Edgar mori në fytyrë vulosi rezultatin. Humbja e Edgar në UFC 268 erdhi pas shkelmit të fuqishëm që mori në fytyrë dhe ky shkelm u bë viral edhe në rrjetet sociale. 40-vjeçari arriti të duronte tre raunde dhe në të tretin pëson një nokaut të jashtëzakonshëm nga rivali që i jep me këmbë një goditje poshtë mjekrës. Shumë persona e krahasuan fytyrën e Edgar me personazhe filmash të çuditshëm dhe disa bënë shaka edhe me faktin se ai ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.

Kjo ndeshje me rezultat tepër negativ për Edgar mund të jetë e fundit, pasi ish-kampioni i peshave të lehta ka humbur dy herë këtë vit dhe katër herë në pesë ndeshjet e tij të fundit. Edgar ishte i vetmi luftëtar që u eliminua në kartën kryesore në UFC 268.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit