Skandal në “Për’puthen”/ Befason Hyseni: Kam qenë i lidhur me Alvisën gjatë kohës së programit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.11.2021, 22:56

Një skandal i vërtet është shënuar në "Për'puthen", ku duket se një prej ish-konkurrentëve të emisionit, Hysen Rama ka zbuluar se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë kohës së programit.

Hyseni ka befasuar publikun në "Për'puthen Prime" teksa tregoi se kishin bërë plane që të riktheheshin në emision si çift, por gjërat nuk shkuan siç duhet, pasi ai u përjashtua nga emisioni pas incidentit që pati me Brunon.

Më tej ai tha se kriza mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga SHBA dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.

Hyseni tha:

Unë dhe Alvisa jemi takuar shpesh herë në fillim të emisionit. Kemi rënë në një përfundim që të rikthehemi. Plani i Alvisës ishte që rikthimin ta kishim në Për’puthen. Meqë unë u largova nga një problem me Brunon, vazhduam dhe flisnim. Këtë e kam bërë se Alvisën e kam dashur shumë dhe kam dashur ta rifitoj prap. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm deri ditën e enjte kur Bashkimi ka ardhur nga Amerika. Më tha “zemër nuk flasim dot se do fle tek një nga gocat”. Tha do fle tek Ritvana ose Mikela. Më pas i thashë më dërgo një fotografi kur të shkosh tek një nga vajzat. Edhe familjet kanë qenë në dijeni se kishim në bashkim. Kur ka bërë takimin e parafundit, familja ime është ndjerë shumë keq, mami më ka marrë duke qarë “e ke mendjen në vend, si e lë të dashurën tënde ta bëj atë gjë”. Edhe Alvisa ma kishte paraprirë këtë gjë. Ditën e fundit i kërkova një foto, tha nuk ta dërgoj por ti po deshe beso, po deshe mos beso. I kam thënë e di që do të takosh Bashkimin. “Ti thjesht po më acaron, dua kohë.

Hyseni tha më tej se vendosi të mos e telefononte deri në momentin që Alvisa të merrte një vendim. Ndërkohë që një ditë para se të mësonte që ishte me Bashkimin, rreth orës 12 kishte mbaruar lojën me disa shokë dhe kishte parë makinën e Alvisës, brenda së cilës ishin 2 persona. Atë ditë nuk i ndoqi dot dhe u largua.

Më pas ai shpjegoi se një ditë më pas i kanë mbërritur disa foto dhe video ku Alvisa shfaqej në shtëpinë e Bashkimit, si dhe adresa ku ata ndodhen. Ai shkoi atje dhe i mori të dy, ndërsa tregon se Alvisa e ka prerë në besë, ndërsa Bashkimi bëri sikur s'dinte gjë.

Ish-konkurrenti tha:

Mua më tradhtoi, më preu në besë. Bashkimi bëri sikur nuk dinte asgjë.

Ai shtoi më tej se i ka dërguar Bashkimit këtë mesazh:

Bashkim, e di që je me Alvisën po eja të të tregoj dy muhabete se 2 ditë më parë ka qenë me mua dhe pastaj bëj çfarë të duar.

Më pas zbuloi se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit