“S’pendohem për asnjë grusht”, McGregor: Këdo që kam goditur, e ka merituar!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.11.2021, 21:56

Ylli i arteve marciale, Conor McGregor ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi në rrjetet sociale.

Përmes një statusi në Twitter, McGregor ka thënë se këdo që ai ka goditur , e kanë merituar, duke shtuar se nuk është penduar për asnjë grusht që ka dhënë ndaj të tjerëve.

Ish-kampioni i UFC mbahet mend për veprimet e dhunshme jashtë ringut, ku nuk kanë qenë të pakta rastet ku është përfshirë në incidente të ndryshme, duke marrë rolin e protagonistit kryesor.

Mirëpo, sportisti 33-vjeçar duket se është penduar për deklaratën e bërë, pasi e ka fshirë postimin në Twitter.

Natyrisht, grushtimi për një luftëtar të UFC është diçka normale, mirëpo McGregor i ka përdorur aftësitë e tij edhe jashtë ringut, duke goditur persona të tjerë në jetën e përditshme.

Një nga rastet e shumëpërfolura u shënua në prill të 2019 në Marble Arch në Dublin, ku ylli i arteve marciale goditi një 50-vjeçar i cili refuzoi një gotë uiski.

Në lidhje me këtë incident, McGregor u gjobit me 1000 euro, ndërsa më pas ai kërkoi falje për këtë incident të pakëndshëm.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit