UFC pritet të ofrojë 1.5 MLN $ për ndeshjen Hasbulla VS Abdu Rozik

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.11.2021, 17:23

Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik janë dy nga lojtarët që mund të sjellin më shumë të ardhura për shkak të popullaritetit të tyre dhe UFC ka konsideruar një ndeshje midis tyre me një vlerë marramendëse. Rivaliteti mes personazheve shumë të ndjekur dhe të dashur nga audienca, nisi në momentin kur një video e një përleshjeje mes tyre u bë virale në rrjetet sociale.

Ata të dy janë gjendur në Abu Dhabi mbrëmjen e së shtunës kur nisën të konfliktoheshin sërish. Një muaj më parë, Dana White, presidenti i UFC njoftoi se do të kishte një ndeshje mes të dyve kur do ishte edhe ai i pranishëm.

Pas ngjarjes së Dubai, menaxheri i Hasbullës, Asxab Tamaev ka pohuar se White është gati të bëjë një ofertë. “Miq, para dy ditësh u takuam me Abdu Rozikun, ai është plotësisht gati për betejë. Dana është gati të blejë një event me Hasbikun dhe Abdu Rozik për 1.5 milionë dollarë.” Dua të di mendimin tuaj”,-shkruan ai në Instagram.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit