Pamje të rënda! Një tifoz humb gishtin gjatë ndeshjes mes West Ham dhe Genk

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2021, 16:37

Një tifoz i West Ham United duket se ka humbur një gisht gjatë ndeshjes të së enjtes në Europa League me Genk. Hammers barazuan 2-2 në Belgjikë për të mbetur në krye të Grupit H dhe të pamposhtur në Evropë këtë sezon. Megjithatë, larg fushës, një tifoz duket se ka pësuar një dëmtim të rëndë teksa festonte një nga golat e Said Benrahma. Në internet janë shfaqur video të asaj që duket si një gisht njeriu i rënë në parmakët e Cegeka Arena.

Mirror raporton se tifozi mori kujdes mjekësor dhe të tjerët e vunë re menjëherë problemin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit