SKANDALI I PAPRECEDENTË/ Sokol Topçiu i fal një çadër FARMANET, Rama i fal lekët e popullit!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.11.2021, 16:35

Është bërë skemë e aplikuar tek qeveria tashmë reklamimi i oligarkëve të shëndetësisë dhe promovimi i tyre publikisht. Pak ditë më parë pamë Erion Veliajn teksa bënte partneritet në sy të popullit me administratorin e Petrit Vasilit tek rrjeti i farmacive të tij Orange Pharmacy pjesë e MEGAPHARMA, firmës nga e cila është kripur në tendera nga Rilindja. Ndërsa dje Rama u shfaq me një çadër të kompanisë FARMANET në një takim për Open-Balkans me Vuçiçin, në Serbi.

Për ata që nuk e dinë, kjo kompani është në pronësi të oligarkut të shëndetësisë Sokol Topçiut, i cili momentalisht ndodhet në arrest shtëpie pasi është akuzuar për kontrabandë me ilaçet dhe abuzimin me çmimin e tyre, e kjo nuk është hera e parë. Ilaçet që i blen me 15-20 $, biznesmeni ua ka shitur qytetarëve shqiptarë për 500 Mijë Lekë të vjetra. Ky oligark njihet si “i rrezikshëm” për këto skema të përsëritura pasi e ka bërë të njëjtën gjë edhe gjatë kohës së pandemisë duke abuzuar me çmimet e maskave dhe dezinfektantëve dhe për këtë është gjobitur.

Thuhet se Topçiu i ka aq mirë punët me Manastirliun sa gjatë verës ajo shëtit Jugun me jahtet e tij. Pra një xhiro me jaht për një favorizim në një tender miliarda lekë nga taksat e popullit. Imagjinoni pak çmimin që ka paguar për Ramën, që të reklamonte çadrën e tij në një takim diplomatik. Të gjithë e dimë se marketingu bëhet kur të dyja palët kanë rënë dakord për një çmim ose për një të mirë materiale... por çfarë të mire do i ketë ofruar Topçiu-Ramës, që një figurë me postin më të lartë në një Republikë të të marketojë biznesin?! Duke mos marrë këtu parasysh faktin që firma dhe i zoti janë dënuar me vendim gjykate.

Fillimisht, ky lloj skandali ndodh vetëm në një vend si Shqipëria, ku kryeministri luan e tallet me popullin jo vetëm verbalisht por edhe duke i rrjepur, dhe paratë që u zhvat ua fal oligarkëve hajdutë e më pas i reklamon si shembuj në sytë e botës. Nuk ka emër ky gjest cinik dhe i shëmtuar, nga kryeministri që do jepte gjithçka të ishte në qendër të vëmendjes, të ishte aq shumë në qendër të vëmendjes dhe të komentohej për diçka tjetër në mënyrë që shqiptarët të harrojnë tradhtinë që po u bën popullit të Kosovës duke u ulur në një tavolinë me Vuçiç.

Ilirjan Celibashi i “fal” 140 milionë lekë Sokol Topçiut të FARMANET për maska e doreza

Gallata/ Sokol Topçiu i FARMANET fiton 623 milionë nga Drejtoria e Burgjeve për ilaçe, pasi konkurroi me një restorant

Bosi i farmacive që po përlan paratë e pandemisë, lidhjet, festat dhe fati në karantinë, shet edhe duhan edhe maska

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

TRUSTI i Oligarkëve të Shëndetësisë| MILIARDA € për OES DISTRIMED, si u bë SHKRUMB E HI tenderi sekret

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit