Qytetari shfryn “tullumbacen propagandistike” të Lali Lekut, ia përplas në fytyrë trotuaret “alla Kandahar”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2021, 23:20

Erion Veliaj, apo i mirënjohur ndryshe si Lali Leku, mburret me të madhe lart e poshtë duke e quajtur Tiranën si "kryeqyetin Europian i Rinisë 2022".

Mirëpo, fjalët boshe, propaganda sugjestionuese nuk e kanë të gjatë, sepse e vërteta dhe realiteti shërbejnë si një 'gjemb' në dorën e qytetarëve të thjeshtë me të cilin mund të shposh dhe shfrysh"tullumbacen propagandistike" të Lali Lekut.

Këtë "gjemb" e ka përdorur një qytetar nga Tirana, i cili ia ka përplasur syve realitetin Erion Propagandës, duke pasqyruar përmes një videoje të dërguar në redaksinë tonë gjendjen e mjerueshme alla Kandahar" të trotuareve në rrugët e "kryeqytetit Europian të Rinisë 2022".

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, e filmuar në Mëzez, balta ka "pushtuar" trotuarin, ndërkohë që në mes të trotuarit shihet dhe një pusetë pa kapak, e cila mund të rrezikojë kalimtarët.

Mesazhi i plotë:

Persh,JOQ ja gjendja e trotuareve qe ka bere bashkia Tirane ne Mezez rruga Gani toptani anonim ju lutem.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit