Gjykatat e quajnë hajdut, Ilir Beqaj merr “një qerre” me miliona nga gruaja e Gentian Sulës së AGIKONS

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2021, 22:34

Ilir Beqaj është një ndër ata individë që krahas diplomës së shkollës (supozojmë se e ka), zotëron edhe një “diplomë” të një niveli tjetër. Bëhet fjalë për certifikimin dhe “diplomimin” si hajdut fondesh publike nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë si dhe “de facto” edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo e fundit nuk e pranoi kërkesën e tij për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, me pak fjalë duke e konsideruar vendimin e gjykatës shqiptare për heqjen e mandatit të deputetit të Beqajt për shkak të vjedhjes së fondeve publike, si të drejtë.

Mirëpo duket se si për ta shpërblyer Ilir Beqaj, ka menduar vetë gruaja e Gentian Sulës, biznesmenit që de facto ka në pronësi kompaninë AKIGONS. Siç dihet kjo kompani është njëra ndër përfitueset më të mëdha të fondeve publike, kryesisht nga Bashkia Tiranë e drejtuar nga Erion Veliaj. Ka mbetur në histori fakti se kjo kompani rikonstruktoi parkun Rinia në Tiranë për gati 1 miliardë lekë të vjetra, por që menjëherë pas inagurimit u përmbyt nga një shi i rëndomtë.

E shoqja e tij, Gentiana Sula, është aktualisht kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ky institucion së fundmi ka organizuar një tender me numër reference REF-07291-10-06-2021 dhe me objekt “Blerje pajisje kompjuterike të tempestuara”. Bëhet fjalë për një fond limit në vlerën 6,470,266 lekë të reja pa TVSH ose rreth 80 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Në këtë tender shihet se ka marrë pjesë vetëm një kompani, FASTECH me vlerë të ofruar 6,280,000 lekë të reja pa TVSH. Në media është aluduar gjithmonë se pas kësaj kompanie qëndron vetë ILir Beqaj, pavarësisht se me letra kompania rezulton në emër të një idividi të quajtur Andis Papa. Ndërkaq përveçse në mungesë totale të konkurrencës, vlera fituese është gjithashtu gati e njëjtë me fondin limit, përkatësisht sa 97%.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit