Kush fshihet pas Delta Pharma?! Kompania që luan me “të fortët” e Shëndetësisë në tenderat publikë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.11.2021, 14:53

E kishit menduar ndonjëherë se një kompani përfituese e një vlere të vogël si operator i vetëm në tenderat publikë, mund të eliminonte në garën e prokurimeve, kompani që kanë nga pas mbështetje politike dhe lidhje të forta qeveritare? Në tenderin e fundit që do të shqyrtojmë, kemi analizuar disa çudi që i gjen vetëm në prokurimet publike të Enkel Jotit të QSUT. Regjisori i dramave midis “të fortëve” të Shëndetësisë, di kujt t’i japë çfarë dhe si të rregullojë mosmarrëveshjet apo edhe t’i kamuflojë ato.

Në një tender të fundit të QSUT me objekt: Lot 6: Omeprazol/40 mg /Flakon + ampule/flakon (hollues) me fond Limit 200 MLN Lekë pa TVSH, është shpallur fitues DELTA PHARMA – AL SHPK, me Ofertë Ekonomike 110 MLN Lekë. Tani në këtë tender është zbatuar një skemë e njohur.

Dy ofertuesit EVITA dhe EDNA Farma, ortakë në tenderat publikë dhe jo vetëm, janë ato që kanë ofruar oferta ekonomike me vlerë më të lartë dhe kanë marrë pjesë në tender për ta bërë atë “të ligjshëm”. Me EVITËN, koncesionarin e HEMODIALIZËS kjo kompani ka disa bashkëpunime, ndërsa përsa i përket EDNËS së Ilmi dhe Trëndafile Hoxhës, ortakut të EVITËS së Klodian Alljabeut, duket se kjo e fundit thjesht i ka bërë nder. Enkel Joti i ka skualifikuar sepse kanë dhënë ofertë më të lartë duke lënë fitues DELTA PHARMËN.

Përsa i përket dy kompanive të tjera që kanë dhënë ofertë më të ulët, MEGAPHARMA e Petrit Vasilit dhe ALBANIA NEW FARM SHPK e Lefter Tolit, janë skualifikuar me arsyetimin: “Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëria “Megapharma” Shpk nuk është i plotë dhe nuk krijon bindjen për realizimin me sukses të kontratës së shpallur nga AK. Konkretisht operatori ekonomik Megapharma shpk., përveç paraqitjes së deklarimit narrativ lidhur me përmbushjen e kushteve për justifikimin e ofertës anomalisht të ulët ku nuk paraqet një analizë çmimi, apo metodën e ndërtimit të ofertës, ka paraqitur dhe një email të së njëjtës formë, të prodhuesit, ku citohet se do të realizojë plotësisht kontratën sipas çmimit të ofertuar, duke mos dhënë asnjë informacion mbi çmimin e blerjes nga prodhuesi, kosto transporti, marzh fitimi, kosto administrative etj.,” Vlen për t’u përmendur këtu që edhe MEGAPHARMA është ortak me këtë kompani në sektorin e tenderave publikë së bashku me PEGASUS e Janis Karathanos, KONCESIONARIN E LABORATORËVE.

Kjo kompani e ka përfituar këtë tender duke konkurruar me oligarkët e mëdhenj, si operator i vetëm, ndërkohë që fitimin në Shëndetësi po në të njëjtin status e ka sa dyfishi i vlerës së tenderit të fituar. Ajo që bie në sy është fakti që bashkëpunimet kjo kompani i ka me kompani koncesionare dhe favorizimi në këtë procedurë prokurimi publik është i qartë, si nga miqtë, si nga drejtor Enkel Joti.

Në lidhje me këtë kompani do të shkruajmë në artikujt në vazhdim.


|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit