JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjykata e Shkodrës i “fal” ATOM COMPUTERS miliona lekë në tenderin e dyshimtë  
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/10/2021 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çudira shqiptare miq! Nga ato që në Shqipëri nuk është se janë edhe aq të rralla. Por në vetvete rasti në vijim është disi i çuditshëm. Themi kështu pasi bëhet fjalë për një institucion që supozohet të bëjë drejtësi. Por në fakt në praktikë duket se drejtësia nuk dihet ku ka përfunduar. Më konkretisht e kemi fjalën për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila ka organizuar një tender tepër të dyshimtë për blerje pajisjesh elektronike. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-06286-09-24-2021 dhe ka për objekt “Paisje Elektronike”. Fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 1,850,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 22 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se Gjykata e Shkodrës do të prokurojë disa pajisje elektronike të tilla si server, UPS, printer, monitor, kompjuter etj. Ku qëndron shkelja do pyesni ju, pasi çdo institucion ka nevojë për pajisje qofshin këto edhe elektronike për mbarëvajtjen e punës. Problemi qëndron tek pjesëmarrësit në tender. Shikohet se kanë marrë pjesë në garë vetëm dy firma, ATOM Sh.p.k dhe PC STORE. Por vetëm njëra prej tyre ka ofruar ofertë ekonomike, ndërsa tjetra është paraqitur në garë duke ofruar vlerën zero.

Pjesëmarrja në një tender duke ofruar vlerën zero, është një sjellje tipike e kompanive të cilat marrin pjesë në tender sa për numër, pasi fituesi ka qenë i paracaktuar përpara se të organizohej tenderi. Rrjedhimisht duke qenë se njëri nga dy pjesëmarrësit ka ofruar zero lekë, fitues është shpallur kompania tjetër, pra ATOM Sh.p.k në pronësi të shtetasve Luan Basha dhe Armand Agolli me vlerë të ofruar 1,794,500 lekë të reja pa TVSH ose gati 22 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo vlerë ndërkaq shikohet qartësisht se është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, gjë që e përforëcon dyshimin se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Tani imagjinojeni vetë se çfarë tenderash bëhen në Shqipëri, në një kohë kur vetë institucionet e drejtësisë organizojnë tendera të dyshimtë.