JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erion Veliaj blen 250 milionë lekë dru, sa 99.9% e fondit limit të tenderit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29/10/2021 21:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përsëri Bashkia Tiranë! Ky indtitucion nuk na zhgënjen sërish në lidhje me tenderat e dyshimtë që organizon. Tashmë është bërë “e modës” që kjo bashki të organizojë tendera që kanë së paku 2 karakteristika të përbashkëta, mungesë totale të konkurrencës si dhe shpallje fituesi me vlerë thuajse sa 100% e fondit limit.

Por le të shohim se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht kësaj rradhe. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, një institucion në varësi direkte të Bashkisë Tiranë, ka organizuar tenderin me numër reference REF-07528-10-07-2021. Objekti i tij është “Blerje Lëndë Drusore” dhe ka si fond limit vlerën prej 20,832,240 lekë të reja pa TVSH ose rreth 250 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në këtë tender shikohet se ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht ALCANI SHPK me vlerë të ofruar prej 20,829,600 lekë të reja pa TVSH ose gati 250 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përveç mungesës totale të konkurrencës, shihet qartësisht se vlera firuese është thuajse 100% e njëjtë me fondijn limit, më konkretisht sa 99.9% e tij.

Por prisni pasi nuk mbaron këtu gjithçka. Nëse shikojmë specifikimet teknike të këtij tenderi, bie në sy një fakt tepër i çuditshëm. Tek dokumetat standarte të tenderit, shtojca 7, pika 2.3.2 kapaciteti teknik, ndër të tjera kërkohet që numri i punonjësve të siguruar, duhet të jetë 10 punonjës, për periudhën 6 muajt e fundit. Nuk kuptohet se përse vallë numri I punonjësve duhet të jetë patjetër 10 veta? Nuk mund ta bëjnë të njëjtën punë firmat që kanë 9 punonjës apo 11? Kjo kërkesë qesharake shton akoma më tepër dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Kjo përforëcohet natyrisht edhe nga fakti që ka patur mungesë totale të konkurrencës dhe vlerë të ofruar sa 99.9% e fondit limit.