JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

PYETJE SPAK: E njeh Faik Currin?! Vetëm Balluku i ka mbushur xhepat oligarkut me 5 MILIARD LEKË
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/10/2021 18:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo sektor i shtetit ku derdhen para publike ka oligarkun e tij “përfaqësues” i cili qëndron mbi të tjerët, përsa i përket shumave të ndryshme të përfituara nga tenderat publike apo favorizimeve ekstreme që i bëhet nga titullarët e Shëndetësisë. Nëse ende nuk jeni njohur me artikullin tonë të pak ditëve më parë të titulluar: “KESH bleu energji 6 herë më shtrenjtë 6.4 MLN €! Oligarkët që hëngrën MILIARDAT e Energjisë| EMRAT”, do të shikoni se në listë bën pjesë pikërisht oligarku Faik Curri zotëruesin e CURRI SHPK, me të cilin do të nisim një pjesën e parë të një sektori të titulluar “NJOLLË NË BIOGRAFI” term i përshtatur për RILINDJEN, nga e cila ai mbushet me paratë e shqiptarëve.

Në pjesën e parë të kësaj rubrike do të njiheni me shkeljet në procedurat e prokurimit publik që ka bërë Curri në sektorin e Energjisë dhe miliardat e përfituar në paligjshmëri. Sot zgjodhëm pikërisht Energjitikën përderisa është çështja më e përfolur e ditëve të fundit. Në artikullin tonë të linkuar më sipër, mund të gjeni të gjithë oligarkët që kanë përfituar miliarda në shkelje në sektorin e Energjisë, ndër to Currit i është dhënë në shkelje një nga tenderat më të majmë prej 1.2 MLD Lekësh pa TVSH nga KESH në krye të të cilit ka qenë Benet Beci para se Rama ta bënte deputet.

Energjia si sektor është nënë varësinë e MIE pra drejtpërdrejt të Belinda Ballukut, “shtrigës” së preferuar të Ramës në qeveri dhe zarave të saj krye të institucioneve aksionare të tjera. Vetëm në këtë sektor (për të tjera shkelje të Currit do të na ndiqni në artikujt në vijim) ai ka përfituar një vlerë prej 5.4 MLD Lekësh pa TVSH për 5 tendera.

Procedurat e prokurimeve në të cilat Curri është shpallur fitues, mund t’i shikoni në tabelën e mëposhtme.

Rezulton se 2 prej këtyre tenderave, një i dhuruar nga Benet Beci me vlerë 1.2 MLD është shënuar me REDFLAG për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Në këtë tender vihet re se operatorët e tjerë pjesëmarrës në garë kanë patur ankesa për shpalljen e fituesit. Elda-VL nuk ka paraqitur ofertë ekonomike në garë gjë që do të thotë se ka marrë pjesë fiktivisht për të shpëtuar CURRIN nga parregullsitë por mesa duket kompania e bashkuar “Junik” sh.p.k & “Colombo” sh.p.k nuk ka patur ndërmend të sprapsej për tenderin e majmë dhe i është ankuar KPP. Një lëvizje kjo që Curri nuk e kishte parashikuar pasi kishte rënë dakord me titullarin e institucionit për të marrë 1 Miliardshin. Megjithatë Diana Laba e Colombos dhe ortaku i saj Ded Malutaj i Junik, u skualifikuan për mosplotësim të një kriteri specifik në tender dhe Curri u shpall fitues.

Një tender që duhej vënë nën lupën e autoriteteve që supozohet të arrestojnë oligarkët e mëdhenj! Por ky nuk është i vetmi, le të vazhdojmë më tej...

Në tenderin e dytë të shënuar me REDFLAG edhe ky për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit” i OSSH, është zbatuar dhe ka kaluar pa u hetuar një skandal i vërtetë. Në këtë tender Curri ka lënë pas dy oligarkë të tjerë të fuqishëm për mos-plotësim të kritereve të tenderit, Bashkim Ulajn me GENER 2 dhe Shpëtim Cingën e Shansi Invest, ndërkohë që kompania e tretë EN-EL e Enea Fecit që ka marrë pjesë në garë ka qenë vetëm sa për të mbushur numrin, para fituesi ishte paracaktuar. Skema që kjo kompani përdor për t’i bërë nder Currit, do të flasim në analizën që do i bëjmë tenderave të mëposhtëm.

Shkelja më e madhe e bërë në këtë tender është fakti që Curri është shpallur fitues pasi ka dhënë një 300 MLN Lekësh shtesë mbi Fondin Limit.

Në tenderin e tretë dhe të katërt që do të analizojmë, i dhënë nga OSSH Elbasan me vlerë 1.7 MLD Lekë dhe OSSH Shkodër me vlerë 593 MLN Lekë pa TVSH, del përsëri në skenë kompania që merr pjesë fiktivisht në tenderat kur Curri shfaqet fitues, dhe nuk jep ofertë ekonomike. Bëhet fjalë për EN-EL e Enea Fecit, lidhjet e të cilit e Currin nuk bëhen me dije.

Tenderi tjetër i dhënë nga KESH i Benet Becit, për REHABILITIMIN E DIGËS SË GJOCAJT NË HECIN VAU I DEJËS me vlerë të dhënë Currit prej 198 MLN Lekë pa TVSH, 5 kompanitë e tjera janë skualifikuar duke nxjerrë sërish fitues Currin, me pretendime qesharake të cilat i lexoni si më poshtë.

Pra të dashur miq kjo ishte vetëm një pasqyrë e vogël e shkeljeve dhe përfitimeve klienteliste të Faik Currit nga Buxheti i Shtetit. Na ndiqni në vijim për të mësuar mbi shkelej të tjera të bëra transparente në detaje nga JOQ Albania.


Çudirat e ARRSH/ Ergys Verdho i jep 1,8 miliardë firmës “CURRI” që ofroi vetëm 260 mijë lekë më pak se fondi limit

Kush është Curri? Oligarku i Ndërtimit që ka gllabëruar 15 MILIARDË LEKË pasi u bë “shok” me Ramën

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.