JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkencëtarët nxjerrin testin e ri: Për 5 minuta, gjejmë nëse keni pirë hashash 12 orët e fundit!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2021 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një test i ri i pështymës, i zhvilluar nga studiuesit në SHBA, mund të zbulojë brenda pak minutash nëse dikush ka konsumuar kanabis në 12 orët e fundit dhe madje tregon nivelet e përqendrimit në trup. Testi i ri i shpejtë, shumë i ndjeshëm dhe jo-invaziv mund të zbulojë kanabisin në pështymë në vetëm pesë minuta, shumë më shpejt se testet e mëparshme që kërkojnë edhe disa ditë për të marrë rezultate.

të përbashkët

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesori i Asociuar Hako Li i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit, të cilët botuan studimin në revistën amerikane Science Translational Medicine, testuan testin në 43 përdorues të kanabisit.

Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit, tetrahidrokanabinolin (THC). Sipas studiuesve, nevojitet një test i saktë dhe i shpejtë i kanabisit, pasi ky i fundit po bëhet më i përhapur dhe ka gjasa që në shumë vende të lejohet për përdorim mjekësor.