JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë në Berat! Motori i picave përplaset me automjetin, motoçiklisti në gjendje kritike
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 17:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar tek rreth-rrotullimi pranë Urës së Goricës në Berat, ku një motor picash ka rrëshkitur dhe është përplasur me një automjet të tipit “Volvo”. Sipas Fax News, motoçiklisti E. Gj. 32-vjeç është plagosur në kokë dhe trup, ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transportuar drejt spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer një operacion. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo, G. S. 24-vjeç. Ndërkohë, burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e motorit, i cili për shkak të lagështirës së rrugës ka rrëshkitur dhe i ka rënë nga prapa furishëm “Volvos”.

FOTO ILUSTRUESE!