JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ikën Zenelaj, vjen Edlira Bode/ Ish-deputetja e PS-së emërohet drejtoreshë e spitalit të Traumës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edlira Bode, ish-deputete e Partisë Socialiste do të jetë tani drejtoreshë e Spitalit të Traumës në Tiranë. Bode në këtë mënyrë zëvendëson Arben Zenelaj i cili deri më tani e mbante këtë post. Zenelaj tani do të jetë shef i një pavijoni në Spitalin e Traumës në Tiranë. Kujtojmë se Zenelaj u emërua drejtor i Traumës në nëntor të vitit 2017 pasi u shpall fitues me 83 pikë.