JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E futi në kurth një vajzë?! Si u ekzekutua “kinezi” ish-anëtar i bandës së Lushnjës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 16:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin mafioz të ish-anëtarit të bandës së Lushnjës, Alban Semaku në Peqin. Kujtojmë se 38-vjeçari që njihej edhe me emrin Elton Kinezi u gjet i vrarë me armë zjarri ditën e diel pranë lumit Shkumbin. Një burim nga grupi hetimor ka bërë me dije për ABC se Semaku dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona që nuk janë identifikuar. Po i njëjti burim theksoi se personi që e ka nxjerrë në pritë, duke e çuar në vendin që u ekzekutua sipas të gjitha gjasave ka qenë i njohur i tij. Nuk përjashtohet mundësia që në drejtimin e makinës që dërgoi Semakun pranë lumit Shkumbin të ketë qenë një femër.

Në momentin që ka mbërritur në vendin ku u gjet i vdekur, 38-vjeçari është përballur menjëherë me autorët të cilët dyshohet të kenë qenë të fshehur në shkurret ku u gjet i pajetë. Ndërkohë, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, por dhe nga dinamika e ekzekutimit dyshohet që viktima ka tentuar të largohet duke kaluar murin, por nuk ka mundur. Kjo vërtetohet nga këqyrja e vendit të ngjarjes ku janë konstatuar njolla të shumta gjaku në një distancë të gjatë çka bën që grupi hetimor t’i mëshojë këtij varianti. Nga dëshmitë e banorëve të zonës nuk janë dëgjuar të shtëna çka ngre dyshime të forta se autorët kanë qëlluar me një armë me silenciator.